Login

Resources

We have 3 guests online
Dr.Ermal Hasimja (1975, Tiranë) PDF Print E-mail

Pedagog i shkencave politike në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe lektor në Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës. Drejtor i Qendrës së Studimeve Politike të UET-it. Antar i Bordit të Institutit Liberal Shqiptar. Doktor i shkencave politike në Universitetin Paris 8 (Francë). Diplomuar për shkenca politike në Paris si dhe më parë për gazetari në Universitetin e Tiranës. Studiues në fushën e teorive të demokracisë, teorive të përfaqësimit, sjelljeve politike, ligjërimit dhe komunikimit politik. Ish-këshilltar i kryeministrit Berisha për marrëdhëniet publike, drejtues programi në Fondacionin Soros (Prishtinë) dhe konsulent në projekte të ndryshme të zhvillimit të kapaciteteve të administratës në Kosovë dhe Shqipëri. Trajnues në kuadër të seminareve organizuar nga institucione të ndryshme.

Materialet e këtij uebsajti janë destinuar kryesisht për studentët e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve publike/komunikimit, gazetarisë dhe sociologjisë. Përveç materialeve të nevojshme për studentët, në të janë përfshirë edhe shkrime të botuara në shtypin e përditshëm dhe revista shkencore. Studentët e Universitetit Europian të interesuar për materiale në anglisht, frëngjisht dhe italisht mund të shkruajnë në e-maillin This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ose mund të paraqiten gjatë orareve të përditshme të konsultimit në zyrën time në UET.