Shkrime
I ♥ Greece! PDF Print E-mail
Written by Ermal Hasimja   
Monday, 29 March 2010 19:46

Në çdo klub apo restorant të parët që do të dëgjosh janë të dehurit. Dhe natyrisht qetësia nuk vendoset duke ulëritur më tepër se ta. Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi janë shpesh viktimë e përpjekjeve për pengmarrje nga ana e individëve, grupeve apo edhe organizatave. Kjo përpjekje lehtësohet nga tundimi për të bërë të njëjtën gjë ose më keq sesa shovinisti, racisti apo ksenofobi i fqinjit. Por çfarë e dallon ksenofobin grek nga ksenofobi shqiptar? Asgjë. Ne akuzojmë grekët se i shohin shqiptarët përmes stereotipeve: mafiozë, keqbërës, etj. A nuk është edhe ky një stereotip? Por i yni ama! A nuk është një stereotip ai i “grekut që përdor stereotipe”? A nuk i shohim edhe ne grekët përmes stereotipeve tona (racist, i pabesë, etj)? A janë të gjithë grekët të tillë? Natyrisht jo. Njoh pak grekë, por asnjë prej tyre nuk përfaqësohet prej ushtarëve grekë që pamë në televizione këto ditë. Nuk kam konstatuar se miqtë e mi grekë do të donin të vishnin lëkurën time prej shqiptari e as të ngrinin dolli me gjakun tim. Njësoj njoh plot shqiptarë që nuk i shohin grekët përmes stereotipeve. A përfaqësohen shqiptarët nga një grup njerëzit që djegin një flamur grek, apo grekët nga një grup njerëzit që këndojnë këngë patetike nacionaliste? A mund t’ia lejojmë vetes ta njohim njeri-tjetrin përmes stereotipeve? Dhe meqenëse po shkruaj në një gazetë shqiptare më duhet të pyes në rradhë të parë bashkëkombasit e mi? A kemi të drejtë të presim nga grekët diçka që nuk kemi ndër mend t’ua japim vetë? Çfarë na jep të drejtën të mendojmë se “ata e nisën të parët”? A jemi vërtet të sigurtë se mekanizmi nacionalist i interpretimit të historisë është “objektiv” vetëm te shqiptarët, ndërsa “subjektiv” tek gjithë të tjerët? Mos ndoshta një pjesë e jona po sillet si ata fëmijët e vegjël që impresionojnë shokët me histori me fantazma dhe pastaj nuk i ze gjumi natën nga frika e fantazmave që i kanë krijuar vetë?
Read more...
 
Komunizmi në modë PDF Print E-mail
Written by Ermal Hasimja   
Monday, 29 March 2010 19:25

Botuar te PANORAMA, Mars 2010.

Sado e çuditshme që tingëllon aktualisht komunizmi ka filluar të rikthehet në modë në mjedise të ngushta. Ajo që e nxit është kryesisht fryma radikale që ai ofron. Dallimi me komunistët që dalin në protesta me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës ose me 1 maj është se komunistët e rinj nuk njohin dhe aq shumë (ose fare) komunizmin që kaloi Shqipëria, por komunizmin e librave dhe kryesisht atë të pasuesve bashkëkohorë të Marksit.
Last Updated on Monday, 29 March 2010 19:27
Read more...
 
Apologji me doreza e kokës së turkut. PDF Print E-mail
Written by Ermal Hasimja   
Tuesday, 04 August 2009 07:10


Një herë në vit, hebrenjtë e vjetër sakrifikonin një cjap dhe dëbonin një tjetër në shkretëtirë pasi i kishin ngarkuar simbolikisht atij të gjithë mëkatet e tyre. Grekët e lashtë bënin të njëjtën gjë duke rrahur dhe dëbuar nga qyteti ndonjë lypës apo keqbërës të cilit i ngarkonin simbolikisht fajin për ndonjë epidemi apo luftë. Antropologët dhe psikologët e shohin ritualin e cjapit të dëbuar (caper emissarius) të pasqyruar tek shumë dukuri të jetës sociale e politike bashkëkohore. Zakonisht bëhet fjalë për një mekanizëm që mundëson shkarkimin e dëshirës posesive ndaj një objekti të zotëruar nga dikush tjetër. Në një formë tjetër më të përgjithshme, ky ritual i jep mundësinë një grupi të rindërtojë unitetin e brendshëm përmes heqjes qafe të një antari, që zakonisht bëhet kurban pa ndonjë faj real, por thjesht në cilësinë e bartësit simbolik të “fajit” për problemet e grupit.
Last Updated on Tuesday, 04 August 2009 07:12
Read more...
 
Spektakël në vend të programeve. PDF Print E-mail
Written by Ermal Hasimja   
Tuesday, 23 June 2009 14:24


Politikanët shqiptarë vuajnë nga sindromi i këngëtarëve komercialë: sa më pak dinë të këndojnë, aq më shumë zhvishen. E shprehur në terma politikë: sa më pak ide programore kanë, aq më tepër merren me njeri-tjetrin, me shifrat dhe me spektakël. Z.Rama e ilustroi shumë mirë këtë parim në mbyllje të një prej mitingjeve të tij të fundit kur shpjegoi se “Politika e re është angazhim dhe festë” përpara se t’ia merrte këngës.
Last Updated on Wednesday, 24 June 2009 14:14
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 Next > End >>

Page 1 of 7

Universiteti Europian i Tiranës