|
Shkenca politike ne disiplinat tjera |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Wednesday, 24 June 2009 08:26 |
|
Dr. Ermal Hasimja The cross-cutting character of political science. November 2007. Organized by the Center for Public Policies, Political Science and Law in coperation with the Universitarian Consortium. Vështirësitë e krijimit të kurseve ndër-disiplinore.
Përcaktimi (ndoshta përputhja) e gjuhës së përdorur nga dy disiplina të ndryshme. Përcaktimi i koncepteve që mund të transferohen në mënyrë të kuptueshme nga shkenca politike në një disiplinë tjetër, pasqyron një problem më të gjerë: atë të vështirësisë (ose pamundësisë) së përgjithshme për të arritur në përkufizime universale, qoftë edhe vetëm brenda shkencës politike. Në shumicën e rasteve përkufizimi i një objekti të njëjtë studimi bëhet ndryshe në shkencat politike dhe në disiplinën kryesore. Kufizimet e mundësisë së përgjithësimit të rezultateve të kërkimeve në kohë e hapësirë, kontekste e grupe të ndryshëm. Përshtatja e metodave të kërkimit të ardhura nga dy disiplina të ndryshme. Kështu p.sh. studentët e psikologjisë, të mësuar me studime laboratorike që synojnë veçimin e ndryshorëve të caktuar, mund të mos binden dhe aq shumë nga metodat “spekulative” të shkencave politike. Rreziku i krijimit të kurseve ndër-disiplinore thjesht për shkak të kërkesave formale ligjore. Mungesa e stafit të specializuar. Pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë të shkolluar jashtë (kontingjenti kryesor prej nga vijnë pedagogët e ardhshëm) preferojnë drejtime më të përgjithshme. Mungojnë specializime si: psikologji politike, psikanalizë, komunikim politik, ekonomi politike, etj.
|
|
Read more...
|
|
|
Në kërkim të Kimerës: në kufijtë e teorive të përfaqësimit |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Wednesday, 24 June 2009 08:23 |
Dr. Ermal Hasimja
Universiteti Evropian i Tiranës
Botuar në revistë POLIS, Nr. 5 (mars 2008), botim i Universitetin Evropian të Tiranës.
Abstrakt. Shumica e konceptimeve të përfaqësimit synojnë të ngurtësojnë shpjegimin e legjitimitetit të tij duke u nisur nga objekte esencialiste (identitete, interesa, opinione, etj). Në pamundësi për të arritur në një përkufizim unik të përfaqësimit, këto modele nuk bëjnë gjë tjetër veçse privilegjojnë njërin aspekt në raport me të tjerët. Ndryshe nga këto prirje, në këtë shkrim paraqes një konceptim alternativ të përfaqësimit që mbështetet në pranimin e polisemisë (shumëkuptimësisë) së marrëdhënieve mes të përfaqësuarve dhe përfaqësuesve. Një konceptim i tillë mbështetet edhe në kritikën që që u bëhet modeleve klasike identitare nga filozofia e gjuhës, psikanaliza apo dekonstruktivizmi. Njëkohësisht e shikoj si të rëndësishme prirjen për të shpjeguar kuptimin e përfaqësimit nisur nga kuptimi që i japin atij vetë të përfaqësuarit. Si i tillë, përfaqësimi lidhet me vendimin e votuesve për të mbështetur një projekt të caktuar politik, cilido qoftë perceptimi i tyre për projektin dhe për raportin që kanë me të.
|
|
Read more...
|
|
Demokracia në funksion të gramatikës politike: një krahasim konceptual me kuvendimin sipas të drejtës zakonore. |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Wednesday, 24 June 2009 08:21 |
Dr. Ermal Hasimja Universiteti Europian i Tiranës
Botuar në numrin e tretë të revistës POLIS, botim i Universitetit Europian të Tiranës.
A mund të përdoret analiza e gramatikës politike të Kanunit, qoftë si pikënisje historike, qoftë si metaforë politike, për analizën e gramatikës politike aktuale?
Studimet e deritanishme mbi Kanunin dhe organizimin politik të ngritur mbi të priren të ndriçojnë aspekte kryesisht etnologjike apo juridike. Punime të tjera, sidomos të së shkuarës, rreken të qëmtojnë veçori juridike që do të mund të përdoreshin si argumente të një përpjekjeje të shqiptarëve për ndërtimin e strukturave që “duhen parë” si zëvendësuese apo imituese të shtetit. Ky nivel i dytë analize gjendet në të njëjtën ulli me konceptimet nacionaliste të së shkuarës. Gjergj Fishta (1999/1933) apo Shtjefën Gjeçovi (1999/1933)janë përfaqësuesit më të ndritur të kësaj rryme.
|
|
Read more...
|
|
Një pikëvështrim alternativ mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Wednesday, 24 June 2009 08:19 |
Ermal Hasimja Botuar në revistën POLIS, numri 1, 2006.
“Në të vërtetë nuk ka popuj fëmijë: të gjithë popujt janë të rritur, edhe ata që nuk kanë mbajtur ditarin e fëmijërisë apo adoloshencës së tyre”.
Claude Levi-Strauss, 1973.
Ky tekst nuk synon të japë ndonjë shpjegim holist, determinist, të plotë apo të pjesshëm. Qëllimi i tij është thjesht të hapë një pistë studimi.
Nëse synojmë të shqyrtojmë ndikimin e traditës historike në marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin, na duhet të rrëmojmë në ata elementë të organizimit shoqëror dhe politik që kanë paraprirë apo shoqëruar organizimin shtetëror. Në këtë shkrim, politikja trajtohet në kuptimin e saj të gjerë dhe më të afërt me zanafillën etimologjike, atë që rrjedh prej termit grek “polis” (qytet, qytezë). Politikja nënkupton këtu atë organizim të strukturuar shoqëror që mëton të rregullojë jetën e përbashkët mbi bazën e disa rregullave legjitime dhe institucioneve garantuese.
|
|
Read more...
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
|
Page 1 of 2 |