|
|
|
Potenciali i arsimit privat dhe interesat individualë e publikë. |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Thursday, 25 June 2009 07:56 |
Dr. Ermal Hasimja Universiteti Europian i Tiranës
Paraqitur në konferencën: “Sektori publik në udhëkryq”, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës, 7 shtator 2007.
Ekzistojnë mendime të ndryshme shpjeguese rreth qëndrimit të opinionit publik apo edhe shtetit ndaj çështjes së zhvillimit të arsimit të lartë privat. Në fakt, vetë ekzistenca e debatit në ditët e sotme, të paktën në bisedat joformale në të cilat jam pjesëmarrës shpesh, vërteton se kemi tejkaluar etapën e korrupsionit. Në një raport korrupsioni mes shtetit dhe arsimit privat (p.sh. në marrjen e licensave) nuk mund të shquash qëndrime politike, strategjike, apo ideologjike. Fatmirësisht sot nuk na duhet të merremi me këtë problem. Debatet rreth qëndrimit të shtetit nënkuptojnë dy teza të kundërta: e para, se shteti e shikon me dyshim dhe ndoshta me armiqësi arsimin privat, dhe e dyte, se shteti po e mbështet ose të paktën po e toleron arsimin privat. Unë do të preferoja të mos i shikoja këto si dy teza të kundërta, por si dy elementë kundërthënës të të njëjtit qëndrim. Shkurt: nga njëra anë, shteti shpall dhe ekzekuton relativisht mirë një politikë hapjeje ndaj arsimit privat, ndërkohë që paradoksalisht zbulon edhe elementë të një skepticizmi të thellë ndaj tij dhe njëanshmërie të plotë ndaj universitetit publik. Një ilustrim i përsosur është rasti i trajtimit diferencial me bursa shtetërore i studentëve shqiptarë: prej tyre përfitojnë vetëm studentët e universitetit publik. E keqja më e madhe është se për shumicën e njerëzve kjo praktikë është aq normale, sa nuk bie ne sy fare.
|
|
Read more...
|
|
Inxhinjeria identitare kosovare |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Thursday, 25 June 2009 07:55 |
|
Paraqitur në konferencën “Identiteti evropian i Kosovës” organizuar në Prishtinë me 27-28 qershor 2007, nga Forumi 2015. A është krijimi i identitetit kosovar (i dallueshëm nga ai shqiptar) një proces i pashmangshëm apo një proces i ndërtuar si i tillë? A ka diçka të veçantë ky proces në krahasim me proceset e tjera të krijimit të identiteve të tjera? Cilët janë mekanizmat e këtij procesi? Çfarë roli kanë projektet dhe nevojat e elitave kosovare në krijimin e nevojës për një identitet të tillë? 1. Deja vu: brenda dhe përtej modelit të inxhinjeriesë identitare Në këtë paraqitje nisem nga hipoteza se krijimi i identitetit kosovar (i dallueshëm nga ai shqiptar ose panshqiptar) paraqet disa ngjashmëri me modelet klasike të kësaj kategorie, siç i njohim nga teoritë kryesore të lindjes së komb-shteteve:
|
|
Read more...
|
|
Sfidat reale të përfaqësimit politik në Shqipëri |
|
|
|
|
Written by Ermal Hasimja
|
|
Thursday, 25 June 2009 07:52 |
|
Dr. Ermal Hasimja Universiteti Evropian i Tiranës
Gjigandë dhe mullinj me erë: Sfidat reale të përfaqësimit politik në Shqipëri Paraqitur në konferencën e parë të Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Qershor 2007
Në atmosferën e një tranzicioni të gjatë dhe në kushtet e një mungese të përvojës dhe kulturës demokratike, analistë të ndryshëm janë përpjekur të relievizojnë sfidat e përfaqësimit politik në Shqipëri. Mendoj se disa prej tyre janë plotësisht të paqena dhe të ndërtuara mbi konceptime të tejkaluara të demokracisë, disa të tjera janë sfida reale, ndërsa një kategori e tretë ka mbetur në hije, e eklipsuar nga nevojat analitike të sipërfaqshme të skenës politike. Në tekstin e mëposhtëm, përveç klasifikimit të sfidave reale dhe dallimin nga “mullinjtë me erë”, synoj të tregoj edhe rolin e elitave politike në situatën problematike të përfaqësimit politik në Shqipëri. Mungesa e lidhjeve strukturore ideologjike me elektoratin dhe tundimi drejt ligjërimit monopolizues universalist në kurriz të profilizimit të programeve të qarta politike janë dy shkaqet kryesore të përçudnimit të përfaqësimit politik në vendin tonë.
|
|
Read more...
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
|
Page 1 of 2 |